Hafizi: Shqipëri e bukur, Roshi më i miri në fushë. Memushaj gaboi rëndë

Astrit Hafizi është një nga trajnerët e kombëtares që ka arritur ta mposhtë Turqinë, duke regjistruar fitoren më të thellë të Shqipërisë, 4-1, ndaj këtij rivali. Edhe atëherë ishte miqësore, edhe atëherë nuk ishim aspak favoritë, duke marrë një fitore të bujshme. Këtë radhë Shqipëria e Kristian Panuçit ka mposhtur një Turqi pa shumë titullarë, por kjo nuk ka rëndësi, sespe fituam jashtë fushe, treguam mentalitet fitues, luajtëm me 10 lojtarë për 50 minuta dhe shkëlqyem në sulm. Të gjitha këto kënaqin pa masë Hafizin, i cili këtë radhë lavdëron Panuçin, edhe pse evidenton gabimet në mbrojtje.

NDESHJA – “Janë gjëra shumë pozitive për ne, ku kemi mundësi të verifikojmë formën e lojtarëve, të cilët duan të tregojnë sa vlejnë. Ishte një ndeshje shumë e mirë, deri në momentin kur doli Memushaj me karton të kuq ishim shumë të saktë. U mbrojtëm shumë mirë, nuk sulmuam shumë, por shfrytëzuam mirë hapësirat dhe paqartësitë e mbrojtjes turke, me Roshin që ishte perfekt, ashtu si Sadiku. Dalja e Memushajt na tronditi, por më pas patëm forcë për të shënuar sërish, falë hapësirave të krijuara në fushë.

GREZDA – “Grezda kohët e fundit është rritur jashtëzakonisht, luan shkëlqyeshëm dhe ka një shpejtësi e një siguri të pabesueshme. Roshi ishte gjithashtu perfekt, më i miri në fushë sot, me depërtimet e tij. Mbrojtja ishte reparti më i dobët sot, patëm probleme, u dhamë shumë raste kundërshtarëve, Turqia gjuajti shpesh dhe krijoi shumë raste. Edhe trajneri Panuçi besoj se i ka parë gjithë mangësitë që duhen rregulluar, por në fazë sulmuese ishim mjaft mirë.

MEMUSHAJ – “Një lojtari të ri i falen disa gabime, por Memushajt nuk i falet të marrë dy kartonë të verdhë në atë mënyrë, me topin në mesfushë. Nëse gaboi te faulli i parë, tek i dyti gaboi shumë. Po të bënte faull taktik, ia vlen, por jo faulle të tillë, pa asnjë kuptim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *