Hafizi: Panuçi nuk ka qenë i drejtë në përzgjedhje, fati i “Euro 2016” s’na vjen sërish

0

Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare Astrit Hafizi ka qenë i ftuar në emisionin “Top Talk” në “Top Channel”, ku ka folur për gjendjen në të cilën ndodhet kombëtarja e jonë  e futbollit. Raporti i trajnerit Panuçi me lojtarët, skema  e lojës dhe pritshmëritë për kualifikim, kanë qenë disa nga temat që ka prekur tekniku shkodran.

“Panuçi më duket pak i largët me lojtarët. Edhe tipi i tij si futbollist nuk ka qenë perfekt. Mënyra e sjelljes së tij, nuk ka arritur që të ketë një komunikim që të bëjë për vete lojtarët. Edhe Simeone ka pasur një karakter të ngjashëm me Panuçin si futbollist, por tani si trajner dallohet që ka një lidhje të fort me skuadrën e tij, ndërsa ky jo”.

“Ai ka thënë se do të grumbullohen lojtarët me më shumë minuta, por nuk ka qenë shumë i drejtë në këtë aspekt. Ka pasur dallime dhe këtu ka dalë i paqartë. Më kujtohet rasti i Alijit që është thërritur disa muaj më parë kur ishte pa skuadër, ndërsa kemi pasur lojtarë të tjerë që kanë luajtur më shumë se futbollistët e tjerë dhe nuk janë grumbulluar. Pra ka një dallim me atë që thotë trajneri dhe atë që realizon”.

SKEMA – “Në kohën e De Biazit përdornim skemën 4 – 3 – 3, por në të vërtetë ishte një vendosje 4 – 5 – 1. Loja sulmuese është më vështirë për t’u bërë se sa loja e lehta. Është më e lehtë të shkatërrosh se sa të ndërtosh”.

REPARTI MË I MIRË – “Mbrojtjen duhet ta kemi më të mirë, pasi lojtarët që kemi në mbrojtje aktivizohen me minuta të plota në kampionatin italian. Aty kemi pasur probleme për shkak të harmonizimit”.

ASPIRATAT – “Mendoj se lojtarët duhet të jenë më të rezervuar me deklaratat e tyre. Fitoren të gjithë e duam, por secili duhet të jetë me këmbë në tokë. Ne shpesh humbim ekuilibrat gjatë ndeshjes, nuk arrijmë të vendosemi mirë ose të mbajmë topin për distanca të gjata kohore.”

“Në fazën e kualifikueseve të “Euro 2016” ne nuk ishim skuadër më e mirë se Serbia dhe Danimarka, por ndodhën disa situata që shkuan në favorin tonë. Nëse mendojmë se do të jemi dy herë me fat  e kemi shumë gabim”.

BREZI MË I MIRË I KOMBËTARES –“Brezi i viteve 2000 me lojtarë si Strakosha, Rraklli, Murati, Xhumba, Fakaj, Kola, Lala, Shulku, Haxhi etj. Ishin një grup shumë mirë që më jep shumë nostalgji. Më pëlqen dhe brezi i viteve 80-të, ishte një grup bio. Ata erdhën nga kombëtarja shpresa, ku ishin në tetëshen me të mirë të Europës. Fatkeqësisht ata u ndodhën në një kohë tjetër”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.