Hafizi: Kjo ndeshja e Panuçit, një trajner shqiptar do shkarkohej që në avion

0

Ish-trajneri i Kombëtares Astrit Hafizi ka komentuar para ndeshjes me Uellsin. Ish-timonieri kuqezi ka komentuar pozitën e trajnerit Panuçi, duke veçuar se kjo ndeshje është për trajnerin italian, i cili është në një pozitë mjaft të vështirë.

Hafizi shkon akoma dhe më larg, duke bërë një krahasim se nëse do të ishte një trajner shqiptar do të ishte shkarkuar mbase dhe në avion siç edhe ka ndodhur. Në emisionin “Kuq e Zi” në “Supersport”, 65-vjeçari u shpreh:

“Kjo ndeshje është e Panuçit. Mua më duket sikur është me një këmbë në varr nëse mund të thuhet kështu. Nëse do të kishte qenë një trajner shqiptar mund të ishte shkarkuar që në avion siç edhe ka ndodhur”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.