Hafizi: Jo më lojtarë nga Kosova, u zënë vendin lojtarëve nga Shqipëria

Grumbullimi i Kastriot Dermakut nga Kristian Panuçi për ndeshjet ndaj Jordanisë dhe Izraelit solli një debat në studion e emisionit “Kuqezi” në “Supersport”. Mbrojtësi ishte pjesë e grumbullimit të Kosovës një muaj më parë, por nuk u aktivizua nga Bernard Shaland.

Një prej të ftuarve në panel ishte dhe ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Astrit Hafizi. Ai tha se për të mos pasur më të tilla situata, kombëtarja shqiptare nuk duhet të ftojë shqiptarë të Kosovës, një ide kjo që nuk u mbështet nga pjesa tjetër e panelit.

“Duhet t’u vëmë fre këtyre lëvizjeve që po bëjmë duke marrë  lojtarë nga Kosova. I ka ikur koha kësaj, më përpara ishte e domosdoshme, pasi Kosova nuk kishte as federatë dhe lojtarët kishin leverdi të përmendeshin e të dilnin në skenë dhe ne bëmë shumë mirë që i morëm”

“Sot, unë mendoj se duke ardhur ky lojtari i Kosovës (Dermaku), i zihet vendi një lojtari tjetër nga Shqipëria. Kjo nuk është zgjidhje. Si frenohet? S’duhet t’i marrim më”, tha Hafizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *