Hafizi e tepron me kritikat ndaj Kombëtares: Kemi lojtarë mediokër, kanë mentalitet të vjetëruar

Shqipëria ka humbur me rezultatin 0-2 ndaj Francës, duke e humbur takimin e fundit të kualifikues. Shumë kritika të mëdha ka pasur nga ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi.

Gjithmonë ka pasur një frymë kritike, por këtë herë në “Top Talk” ka shkuar edhe më tepër duke mos ngurruar që t’i quajë disa futbollistë të Kombëtares edhe si mediokër, për mentalitetin dhe mënyrën sesi e luajnë futbollin.

“Dëgjova një fjalë të Rejës në intervistën pas ndeshjes dhe tha që ne kemi lojtarë të mirë. Unë nuk mendoj se ne kemi lojtarë të mirë. Madje për mua janë në nivelin mesatar, në pak raste edhe mediokër. Ata mendojnë se lojtari më i mirë është ai që mban topin dhe vrapon me topin. Por ky është futbolli i vjetëruar. Futbollisti duhet të jetë i padukshëm në fushë me veprimet e tij. Na mungon fantazia në fushë. Madje edhe ai kualifikim me De Biazin ishte komplet rastësi për mua. Nuk kemi një filozofi loje dhe fantazi”, ka thënë Hafizi. /Sport Ekspres/