Hafizi del kundër Rejës: Problemet i kemi në sulm

1

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Astrit Hafizi, ka kritikuar repartin e sulmit për paraqitjen e bërë sot në takimin ndaj Islandës, ku kuqezinjtë tanë u mundën me rezultatin 1 – 0. Në emisionin “Kuq e Zi” në “Supersport”, trajneri shkodran u shpreh si më poshtë:

“Edhe në Izrael e në Skoci nuk kemi luajtur keq. Vazhdojmë sërish të përmendim këtë gjë. Goli i erdhi për shkak se skuadra humbet ekuilibrat në rastet e caktuara. Islandezët janë shumë të disiplinuar. Më thuaj cili nga dy sulmuesit tanë ka dribluar e ka goditur si lojtari i Islandës. Cili prej sulmuesve goditi në portë dhe vuri portierin sot. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Duhet të luajmë futboll modern. Mbajmë topin deri në 3 ose 4 takime dhe pas luajmë me top të gjatë, kështu nuk vazhdohet”.

“Me të vërtetë themi shpesh se kemi probleme në mbrojtje, por unë mendoj se skuadra jonë vuan diku tjetër. Nuk kemi sulm të mirë. Nuk bashkohem me shumë gjëra nga ato që tha trajneri Reja. Nuk mund të thuash që Balaj bëri ndeshje të mirë. Po krijohet një psikozë që sulmuesit tanë vlerësohen për fazën mbrojtëse, nuk po vlerësohen për rrezikshmërinë para portës e rastet që krijojnë”.

You might also like
1 Comment
  1. UEFA-MAFIA says

    Po cfare sulmi o mjeshter, tere skuadra ishte down nga gjendja fizike. 20 minutat e para, kjo skuader shkarkoi gjithe baterite, me pas nuk kishte loje. Kap top, dhe kercitja. Benin dhe ca pasime idiote, kot pa lidhje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.