Habiteni me Uanda-Ikardi? Mos shkojmë kaq larg, rasti identik vjen nga Lara Gut-Behrami

Në mediat europiane është përfolur kaq shumë dyshja Uanda Nara-Ikardi. Një nga sulmuesit më të mirë në Europë, që ka si menaxhere gruan e tij. Çdo lëvizje e tij është e kontrolluar nga bashkëshortja, që vendos gjithçka sa i përket transferimeve të argjentinasit.

Por ndoshta nuk duhet të shkojmë kaq larg, pas një rast identik vjen nga Lara Gut-Behrami. Futbollisti që dikur luante me Zvicrën, por u largua në mënyrën më të keqe të mundshme nga helvetët, nuk ka shumë motivim për të vazhduar si futbollist.

Këtë e ka pranuar në disa intervista, se ajo trajtesë e bërë nga Zvicra e ka ndryshuar shumë dhe ka qenë goditje e rëndë për të. Në kushte të tilla, duket se karrierën e mbetur e ka lënë në duart e gruas. Kjo e fundit e ka shtyrë drejt atij transferimi te Sioni, duke kontaktuar direkt me presidentin e klubit zviceran.

Por aventura nuk zgjati më shumë se 3 muaj, për t’u larguar. Por ku do të shkojë tani Behrami? Nuk ka shumë dilema, mjafton të pyesësh bashkëshortën e tij. Në Zvicër e kanë bërë këtë gjë dhe ka marrë përgjigjen nga Lara Gut: “Me shumë gjasa do të shkojmë sërish te Udineze”. /Sport Ekspres/