Habit trajneri Mançini: Vetëm një ekip është më i mirë se Italia në Botëror

Trajneri i Italisë, Roberto Mançini, dha një intervistë për mediet italiane. Ai mendon se vetëm Brazili është ekip më i mirë se kombëtarja e tij në këtë botëror. “Eliminimi nga botërori i Rusisë ishte shkatrrimtar për Italinë. Duke parë ndeshjet deri tani, mendoj se vetëm Brazili është më lart se ne.

“Kur takoj italianët më thonë se mund të ishim dhe ne në Botëror, duke marrë parasysh ekipet që janë atje, një mendim që edhe unë ndaj. Një zhgënjim i madh për të parë Kupën e Botes pa Italinë, por ky është futbolli dhe nuk kem se çfarë të bëjmë. Eliminimi nga Kupa e Botës u përjetua shumë rëndë nga të gjithë.

“Mendoj se kemi lojtarë të rinj dhe të mirë. Duhet të rikthehet entuziazmi dhe i gjithë kombi të mbështesë kombëtaren, sepse ajo që ndodhi këtë vit nuk ka se pse të ndodhë. Kam gjetur lojtarë që janë shumë të gatshëm për të sakrifikuar dhe shpresoj që ata të luajnë rregullisht dhe të rriten gjatë këtyre dy viteve. Duhet të mendojmë që të kualifikohemi në Kampionatin Europian dhe të formojmë një ekip që mund ta fitojë këtë trofe, më pas të hedhim sytë nga Botërori”, – u shpreh Mançini në lidhje me ecurinë e ekipit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *