Habit trajneri i Anzhers: Nejmar artist, duhet paguar për ta parë duke luajtur!

 

PSG triumfoi një ditë më parë në sfidën ndaj Anzhers në transfertë, me shifrat 1-2, ku protagonisti kryesor ishte padyshim Nejmar Zhunior. Braziliani shënoi golin e parë dhe asistoi tek i dyti, ndërsa gjatë gjithë ndeshjes ishte i vërshëllyer nga tifozët vendas.

Pikërisht ky fakt, duket se e ka acaruar së tepërmi trajnerin e Anzhers, i cili shpërtheu pas sfidës. Stefan Mulin foli për mediat, duke thënë se ata që vërshëllejnë nuk janë tifozët e vërtetë të Anzhers, pasi vijnë në stadium vetëm kur luan Nejmar. Gjithashtu, ai shtoi se braziliani është një artist dhe lojtar i klasit botëror.

“Është një lojtar i klasit botëror. Nuk e kuptoj se pse gjithmonë vërshëllehet. Ai është artist, duhet të ruhet, pasi ai dhuron një ‘shoë’ që ne duhet të paguajmë për ta parë. Ata që vërshëllejnë janë të njëjtit tifozë që vijnë vetëm kur Nejmar luan këtu.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *