Habit Joshua, komplimenton rivalin Tyson Fury: Ai e mundi Wilder-in

Anthony Joshua si rrallë herë ka komplimentuar bashkëkombësin e tij Tyson Fury. Sipas Joshua-s, Fury ishte fituesi i duelit, ku ai u ndeshe me amerikanin Deontay Wilder, një përballje kjo që u mbyll në barazim për shkak se të kartat e tre gjyqtarëve dhanë nga një vendim të ndryshëm.

“Në duelin midis Wilder dhe Fury, mendova se Fury fitoi. Do të ishte e paparë nëse do të kishim dy kampionë bote britanik, që do të kishin në zotërim të gjithë titujt. Në sytë e shumë vetëve Fury mbetet ende kampion. Ai qëndroi tre vite larg boksit kur u kthye tregoi talentin e tij para gjithë botës”.

Joshua është numri 1 në divizionin e peshave të rënda, pasi mban katër nga pesë titujt madhor. I vetmi brez që nuk është në pronësi të Joshua-s është “WBC”, që mbahet nga amerikani Deontay Wilder. Më datë 13 prill, Joshua do të luftojnë në stadiumin “Wembley” duelin e 23-të si profesionist për momentin boksieri është në bisedime me disa kandidatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *