Habit Halili: Kastrioti zero për ne, kemi humbur 20 pikë vetëm nga diçka

Dukshëm i mërzitur ishte pas derbit presidenti i Tiranës, Refik Halili. Kreu i klubit bardheblu flet fillimisht për derbin e humbur, ndërkohë që nuk e fsheh se kishin pritshmëri më të mëdha.  “Me të vërtetë është një rezultat i hidhur për ne dhe i mirë për Partizanin. Shpresoja shumë që te kjo ndeshje të bënim diçka, në bazë edhe të premtimeve që kishim bërë bashkërisht, si klub. Fati nuk deshi ndoshta, ky është kismeti. Shpresojmë të ndryshojmë në vazhdim”, u shpreh fillimisht Halili.

Java pasardhëse është një finale. Kastrioti rival përballet me Tiranën në “Selman Stërmasi” dhe presidenti Halili me atë çka ka thënë i motivon maksimalisht krutanët. “Kastriotin nuk kam frikë fare, Është zero për mua, nuk ka asnjë problem fare”, shton Halili.

Në lidhje me pozicion e vështirë në tabelë, presidenti i Tiranës shtoi: “Nuk dua të ngacmoj askënd, por ne nga episode, siç ndodhi në ndeshjen me Partizanin,  kemi humbur shumë pikë. Janë gati 20 pikë të humbura. Ky është fati, nuk kemi çfarë themi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *