Habit Fukui: paradite ankohet, pasdite firmos

Masato Fukui paraditen e sotme u shfaq në Federatën Shqiptare të Futbollit, ndërkohë që shfaqi hapur pretendimet e tij për paga të padhëna nga Kamza. Por ajo që është më e çuditshme ndodhi para pak minutash.

Klubi periferik i kryeqytetit ka dalë me një komunikatë ku njofton nënshkrimin e kontratës së re me mesfushorin japonez. Ka marrë apo jo pagat, kush e di. Ajo që është më rëndësi me momentin ka të bëjë me faktin që do të jetë pjesë e Kamzës edhe për një vit.

“Masato Fukui rinovon kontratën me klubin edhe për një sezon. Japonezi nen pranin e menaxherit Florin Biba ka nënshkruar kontratën e re”, njofton klubi i Kamzës. Fukui vjet ishte një nga titullarët fiks të skuadrës periferike të kryeqytetit. Më parë në Shqipëri ai ka luajtur me Tiranën dhe Skënderbeun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *