Habit Arrabal: Kamza për Europë, në Korçë për tre pikë!

0

Bruno Arrabal, pavarësisht ofertave të tjera, vendosi të rinovonte këtë vetë me Kamzën. Braziliani, para ndeshjes me Skënderbeun, ka folur në “Supersport” dhe tregon se situata në ekipin periferik të kryeqytetit është mjaft e mirë.

Ai shpreson që tani Kamza të marrë rezultate, pasi lojërat e mira nuk i kanë munguar. “Xholi” ka paralajmëruar Skënderbeun, ndërkohë që thekson se do të synojnë pjesëmarrjen në kupat e Europës. Një koment e ka bërë edhe për pozicionin e tij në fushë.

ATMOSFERA – “Situata është pozitive sepse skuadra vjen nga një lojë e mirë. Nuk kemi pasur shumë fat përsa i përket rezultateve, por në fushë kemi treguar që mund të luajmë si të barabartë me këdo kundërshtar. Shpresoj që, duke filluar nga ndeshja e radhës, përveç lojës të na vijnë edhe rezultatet. E ndjej që po përmirësohemi ndeshje pas ndeshje, por tashmë na duhen pikët”.

OBJEKTIVI – “Do të shkojmë në Korçë për ta fituar takimin. Patjetër që do të jetë një sfidë e vështirë, gjithsesi shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv. Skënderbeu është një skuadër e fortë, por po e përsëris: ne kemi luajtur mirë, vetëm fati na ka munguar. Tre pikët janë objektivi ynë në këtë duel. Objektivi sezonal? Besoj se mund të synojmë Europën. Kampionati është i gjatë, ka ende shumë ndeshje deri në fund. Jam i bindur që mund të bëjmë një kampionat të mirë dhe në fund ta realizojmë këtë objektiv”.

ROLI NË FUSHË – “Unë luaj në dy pozicione. Trajneri ka vendosur që unë të aktivizohem në qendër të mbrojtjes. Nuk e kam aspak problem, për mua është e njëjta gjë. Mjafton që të ndihmoj skuadrën”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.