Gyndogan tregon problemin e Sitit: Gabojmë lehtësisht, Championsi na bën nervozë

Sfida e parë çerekfinale e Champions Ligës nuk shkoi mirë për Mançester Sitin. Ekipi i Pep Guardiolës u mposht në transfertë nga Totenhemi me rezultatin 1-0. Goli i koreanit Son vendosi ndeshjen, ndërsa kualifikimi do të zgjidhet në “Etihad Stadium” të mërkurën e ardhshme.

Ilkai Gyndon ka mbetur i zhgënjyer me rezultatin, por sidomos me paraqitjen e “Qytetarëve”. Sergio Aguero dështoi të shënonte nga pika e penalltisë në pjesën e parë. Goditja e argjentinasit u prit nga Hugo Loris, përndryshe ndeshja do të kishte marrë një tjetër rrjedhë.

Megjithatë, mesfushori gjerman insiston në faktin që ekipi bën shumë gabime dhe shfaqet më nervoz seç duhet në ndeshjet e mëdha. Në një prononcim për “Sky Deutschland”, Gyndogan analizon ndeshjen dhe tregon pikat e dobëta të Sitit.

Nuk u treguam të guximshëm dhe bëmë shumë gabime elementare. Kam ndjesinë që ndeshjet e Champions Ligës na bëjnë nervozë. Ne përpiqemi që të bëjmë gjëra speciale në këto lloj përballjesh, sepse luajmë për një vend në gjysmëfinale. Gjithmonë marrim vendime të gabuara. Penalltia e Agueros? Do të ishte një tjetër ndeshje nëse Sergio shënonte, por gabuam duke hequr dorë nga loja jonë. Kjo nuk duhet t’i ndodhë një ekipi të madh”, përfundon 28-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *