Gyndogan super në Bazel, Lëv në tribunë

0

Mesfushori gjerman Ilkaj Gyndogan është kthyer në nivele të larta, pas sezonit të shkuar të kaluar në spital për një dëmtim të rëndë. 27-vjeçari më në fund po luan rregullisht e po tregon pse Guardiola shpenzoi 27 milionë euro për t’ia marrë Dortmundit para dy vitesh.

Pas ndeshjes në Bazel Gyndogan tha: “Rezultati ishte perfekt, por gjithsesi kemi ende shumë gjëra për të përmirësuar. Në Champions League nuk është asnjëherë e lehtë, edhe pse u duk e tillë. Bazeli pati shanse për të shënuar dhe për fat nuk pësuam gol”.

Në stadiumin e Bazelit ishte i pranishëm edhe trajneri i kombëtares gjermane Joakim Lëv, i cili natyrisht po e ndiqte me vëmendje të veçantë, por Gyndogan pret shkurt: “Duhet ta pyesni vetë. Shpresoj që t’i ketë pëlqyer paraqitja ime”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.