“Guti është trajneri i ri i Realit”

Çdo ditë një lajm i ri, mediat mundohen të gjejnë emrin e trajnerit të ri të Realit, por zbulimi i madh vjen nga presidenti i Mursias Viktor Galvez, i cili ka treguar arsyen pse Guti refuzoi të merrte drejtimin e skuadrës së Mursias.

“Guti ishte trajneri që dëshiroja, por nuk do të vijë sepse do të jetë trajneri i ri i Realit. Mëkat, nëse Zidan e vononte disa ditë dorëheqjen, Guti do kishte firmosur për ne, por tani na ka telefonuar duke shpjeguar pse nuk mund të vijë”,deklaroi sot presidenti i Mursias.

Nëse lajmi është i vërtetë, do të thotë që gjithë lajmet e përditshme janë aludime boshe të mediave, duke qenë se Florentino e ka gjetur trajnerin.

Sipas traditës, prezantimi do të bëhet së bashku me ndonjë futbollist me emër, ndoshta Nejmar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *