“Guri nuk ka çmim, të shohim një herë ofertat”

Kristal Abazaj e hapi merkaton e verës, duke firmosur në Belgjikë, por se shpejti pritet një tjetër lëvizje e bujshme, sepse sulmuesi i Kukësit Sindrit Guri pret të transferohet në kampionat me të rëndësishëm.

Të Kukësi deri tani nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare, përveç konfirmimit që sulmuesi pëlqehet nga shumë klube dhe në verë do të largohet kundrejt ndonjë ofertë vërtet joshëse, por shifra kanë dalë vetëm në media, duke shkuar deri te vetoja e Safet Gjici, për çmim 1 milion euro.

Megjithatë, sot presidenti i Kukësit ka sqaruar këtë pjesë, duke folur në një intervistë për Report TV, ku ka mohuar të ketë vendosur çmim të tillë: “Për Gurin janë afruar shumë për të dhënë oferta dhe disa nga nga këto oferta janë të vërteta, por klubi i Kukësit pret ofertat me shkrim. Jemi në bisedime.

“Unë nuk kam përcaktuar çmim, natyrisht kjo varet nga klubet që do sjellin ofertat dhe nëse do biem dakord edhe për një përqindje të kartonit në momentin që mund të shitet diku tjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *