Guri: Nuk e prisja zëvendësimin, më duhet pak fat

0

Sindrit Guri luajti ndeshjen e tij të parë zyrtare me Kombëtaren dhe për “Supersport” shfaqet i lumtur për suksesin, edhe pse ai luajti vetëm 45 minuta. Shkodrani komenton dhe rastin në fillimin e ndeshje, kur mund të kishte marrë një 11-metërsh.

DEBUTIMI NË NJË NDESHJE ZYRTARE SI TITULLAR

“Ndihem mirë dhe i privilegjuar. Do bëj më të mirën time dhe synoj që të arrij formacionin çdo ndeshje. Sot goli më mungoi, por them se do të vijë shumë shpejt, thjesht më duhet edhe pak fat. Zhvilluam një ndeshje të mirë. Fituam një ndeshje, por nuk u shpallëm kampion. Duhet të shohim përpara.

RASTI I FILLIMIT PËR PENALLTI

“E pashë rastin sapo mbaroi ndeshja. Kemi zhvilluar një ndeshje miqësore me Ostenden me Makabin dhe këtij lojtari i fitova penallti. Duhej të rrëzohesha, pasi do ishte penallti e pastër, Ashtu ma mori mendja dhe vendosa që të vijoj”.

ZËVENDËSIMI NË PUSHIMIN E NDESHJES

“Nuk e prisja të zëvendësohesha pas pjesës së parë. Trajnerit i takon ai vendim dhe unë e respektoj. Mendoj se bëri mirë pasi ekipi reagoi mjaft mirë. Pak rëndësi ka kush luan dhe duhet të japim të gjithë më të mirën për të arritur suksesin. Çdo lojtar ka kohën e vet”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.