Guri në Belgjikë, kontrata është milionere

Sindrit Guri do të nisë një aventurë jashtë Shqipërisë dhe kjo është diçka e konfirmuar. Vetë lojtari pak ditë më parë deklaroi se do të luante në Belgjikë, por tashmë ka dhe shifra zyrtare sa i përket transferimit të tij, teksa mësohet se transferimi i shkodranit në ligën më të lartë belge do të kryhet për një shifër prej 500 mijë eurosh dhe vetë futbollisti do të përfitojë një shifër prej 1 milion eurosh në 3 sezone. Një shifër jashtëzakonisht e lartë për një lojtar të Superiores, por me paraqitjen e tij Guri i ka mahnitur që të gjithë. Për “Supersport” vetë lojtari në “Zona Gol” e pranoi këtë ofertë duke deklaruar: “Është e vërtetë dhe ka ardhur një ofertë me të tilla shifra. Më ka prezantuar agjenti me disa shtete si Belgjika, Austria, Turqi dhe i kam studiuar dhe kam zgjedhur Belgjikën. Më kanë premtuar disa gjëra në aspektin profesional. Flas me Shkumbin Qormemetin dhe e kam bërë zgjedhjen time. Tani duhet ta diskutojmë dhe me presidentin”.

Sa i përket ndeshjes së Skënderbeut, shkodrani është shfaqur i habitur se si korçarët nuk mundën që të menaxhonin avantazhin e dy golave: “Skënderbeu ka skuadër të mirë dhe luan futboll të bukur. Ishte e habitshme se si ju kthye rezultati në këtë ndeshje. Në futboll mund të ndodhë gjithçka, por nuk e di”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *