Guri merr skenën në Belgjikë, “Le Soir Plus”: 11 bastet e sezonit!

0

Sindrit Guri është transferuar në Belgjikë dhe do të kërkojë të lërë gjurmë me skuadrën e Ostende. Sulmuesi shkodran u ble për shumën e 710 mijë eurove te Kukësi dhe tanimë po bëhet gati për një aventurë të re. Deri më tani gjërat nuk kanë shkuar keq.

Ka shënuar disa gola në miqësore, ka asistuar dhe ka treguar se mund të jetë një lider në skuadrën e tij. Sulmuesi, i cili ka fituar edhe një vend në kombëtare, kërkon që Ostende të jetë një “trampolinë” për të. Stafi teknik i ka dhënë besim që pa e blerë, pasi para transferimit Guri ka pasur një takim me trajnerin, i cili e ka garantuar që do të jetë sulmuesi kryesor.

Kjo ishte arsyeja kryesore pse Guri zgjodhi Ostenden. Edhe Gent ofronte thuajse të njëjtën shumë, por me rëndësi për sulmuesin ishte të luante. Në Belgjikë kanë nisur të shkuajnë që tani për sulmuesin, autor të 20 golave vjet me skuadrën e Kukësit.

“Le Soir Plus” ka bërë një artikull, ku analizon prurjet e bëra këtë vit në Belgjikë dhe liston një formacion me lojtarët nga të cilët pritet shumë. Një nga 11 bastet e këtij sezoni është edhe Sindrit Guri, që për herë të parë provon të luajë jashtë vendit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.