Guri: Kombëtare e transferim jashtë, vit i artë për mua. Duhet besim tek të rinjtë

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Sindrit Guri ka folur sot për herë të parë që kur është bërë pjesë e kombëtares shqiptare, pas së bashku me Emanuele Ndoj ka dalë në konferencën e parë për shtyp në Zvicër, ku Shqipëria do të luajë miqësoren kundër Kosovës javën e ardhshme.

“Erdhi ftesa në Kombëtare dhe më pas transferimi te Ostende, hapa gjigantë për mua. Ishte një vit i mirë, pasi tregova vlerat e mia, ndërsa vitin që kaloi nuk kisha hapësirat e duhura. Kukësi duhet t’u japë më shumë hapësirë të rinjve, unë e shfrytëzova momentin tim.

“Kampionati shqiptar ka rritje dhe kjo shihet edhe në Europë, me performancat e Skënderbeut dhe Kukësit, dhe dihet që edhe Kombëtarja është në rritje. Unë e Abazaj u transferuam në Belgjikë dhe mendoj se ishin hapat e duhur. Unë jam sulmues dhe dua të luaj në sulm, por në fushë do të jap atë që më kërkon trajneri.

“Vllaznia? Të them të drejtën, më vjen keq që Vllaznia ra nga Kategoria, pasi ajo nuk është diçka e mirë për futbollin shqiptar, si ndodhi me Tiranën vjet. Kampionati shqiptar nuk ka bukuri pa Vllazninë dhe Tiranën”.

NDOJ: KOMBËTARJA ËSHTË ËNDËRR, TË ARDHMEN E VENDOS BRESHIA

Mesfushori i kombëtares sonë, Emanuele Ndoj, ka mbyllur një sezon të lodhshëm me Breshias në Serinë B, ndërsa tashmë shpreson të ketë minuta më. Kombëtaren, para se të nisë pushimet.

“Ky sezon ka qenë i mirë dhe kam luajtur të gjithë ndeshjet e kampionatit. Jam në gjendje të mirë fizike dhe shpresoj që në sezonin e ardhshëm të jem akoma edhe më mirë.

“Interesim nga Seria A? Nuk di ende asgjë, kam edhe dy vite kontratë me Breshian, më pas është klubi që do të vendosë. Është një ëndërr të jem këtu me Kombëtaren, unë do të jap maksimumin kur të më thërrasë trajneri, ai i di vetë zgjedhjet e tij. Humbja me Norvegjinë ndoshta ka ardhur edhe për shkak të minutave të pakta që kishin futbollistët, por ne duhet të shohim përpara. Kemi bërë shumë ndeshje në pranverë dhe jemi ngarkuar shumë fizikisht, por do të jap maksimumin nëse luaj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *