Guri i pafuqishëm ndaj kryesuesve, shkarkohet trajneri i Abazajt

0

Sindrit Guri u rikthye të luajë si titullar në një ndeshje të kampionatit belg pas më shumë se një muaji. Në transfertën ndaj kryesuesve të Genkut, shkodrani luajti deri në minutën e 70-të, ndërsa takimi u mbyll me fitoren  2 – 0 të vendasve.

Në këtë takim ishte i grumbulluar dhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova. Lufta e egër për titullin kampion ka bërë që minutat për mëngjarashin e talentuar të jenë të pakta.

Ndërkaq, një tjetër ngjarje e bujshme në futbollit belg është shkarkimi i trajnerit të Anderlehtit Hein Van Hazebruk. Vendimi erdhi pas humbjes 2 – 1 kundër Cercle Bruzh, në këtë takim iu dha shansi i debutimit sulmuesit shqiptar Kristal Abazaj, i cili edhe pse mori elozhe nga Van Hazebruk në fazën përgatitore, u la në harresë nga trajneri belg përgjatë katër muajve të fundit.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.