Guri i motivuar pas dopietës: Ky trajner ka besim tek unë

0

Sindrit Guri ishte autori i një dopiete në ndeshjen e mbrëmshme ku Ostende mundi 3 – 1 vizitorët e Cercle Bruzh. Sezoni debutues i shkodranit në kampionatin belg rezultoi i lehtë, por edicioni i radhës s’mund të kishte filluar më mirë.

Në intervistën e dhënë për mediet belge në përfundim të takimit, Guri vlerësoi besimin e dhënë nga trajneri i ri, Kore Ingebrigtsen, si dhe bëri një krahasim me trajnerët e shumtë që ai pati gjatë sezonit të kaluar, ku Ostende rrezikoi rënien nga kategoria.

GOLI I PARË  –Të them të drejtën, trajneri më ka thënë që të qëndroj pranë shtyllës së dytë gjatë harkimeve, por si sulmues ndonjëherë e ndjen se ku duhet të jesh në një moment të caktuar”.

Është një paraqitje që më jep shumë besim dhe më qetëson. Një sulmues që shënon është një sulmues i gëzuar. Trajneri i ri më jep më shumë besim. Tani trajneri udhëzon skuadrën të më pasojë më shumë dhe të luajmë futboll më të bukur. Më duhet ta falënderoj. Sezonin e kaluar trajnerët nuk patën shumë besim tek unë. Vetëm vrapoja pafund.”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.