Guri: Golin ia dedikoj gjithë ekipit për sakrificën

0

Sulmuesi i Kukësit, Sidrit Guri, u aktivizua pas dëmtimit të Eminit dje në Vlorë dhe shënoi golin e barazimit, duke i dhënë një pikë të çmuar skuadrës kryesuese, ende e pamposhtur në kampionat. Pas ndeshjes, sulmuesi shkodran foli për “Sport Ekspres”…

NDESHJA – “Unë gjithmonë sa herë më është dhënë mundësia jam munduar për të dhënë më të mirën për Kukësin. E mira është të vazhdojmë kështu duke mos u dorëzuar dhe është shumë e rëndësishme të mos humbasim dhe çdo0 ndeshje në vazhdim të fitojmë sepse u bënë tre ndeshje që po marrim vetëm barazime. Shpresojmë që të kthehemi tek fitorja  që tek ndeshja me Korabin. Sot patëm mundësitë tona por dhe fati nuk deshi, pasi Pero humbi atë rastin”.

MINUTAT – “Minutat nuk i vlerësoj unë, por i vlerëson trajneri edhe sot ishte dëmtimi i Eminit që u futa unë më pas. Për pjesën e aktivizimit është në dorën e trajnerit dhe kur të vendosë ai unë do futem në fushë dhe do të jap më të mirën, siç dhashë sot ashtu kam dhënë maksimumin dhe në çdo rast do të jap maksimumin”.  

KORABI – “Të gjitha ndeshjet kanë të njëjtën vlerë. Korabi nuk është një ekip që të hap probleme, siç i mori pikë këtë javë Tiranës. Duhet t’i vlerësojmë të gjitha takimet me radhë dhe të mos mendojmë se kush vjen më pas. Ne na duhen shumë pikët dhe duhet të luajmë njësoj si me Skënderbeun ashtu dhe me Korabin që në fund të mos qahemi për pikët”.

DEDIKIMI – “Këtë gol ia dedikoj të gjithë çunave të ekipit për sakrificën që bëjnë në fushën e lojës. U munduam të bëjmë më të mirën, pavarësisht me problemet që patëm me dëmtimet”.   

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.