Guri e Basha zëvendësues, Lila i gëzohet pikës nga stoli

Sindrit Guri nuk ka mundur ta ndihmojë Ostenden në shmangien e humbjes kundër Gent, skuadër që në verë tentoi ta blinte nga Kukësi. Shkodrani e nisi nga stoli takimin e sotëm dhe në minutën e 66-të u aktivizua në vend të Sakala. Takimi në ato momente ishte 2-1 në favor të skuadrës vendase dhe sulmuesi nuk mundi të shënonte golin që do t’i jepte një pikë Ostendes.

Në Greqi Andi Lila nuk ka marrë asnjë minutë në sfidën Lamia-Pas Janina. Kavajasi qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në stol. Skuadra e futbollistit të kombëtares mori një pikë dhe gjërat mund të shkonin edhe më keq, pasi vetëm në minutën e 86-të shënuan golin e barazimit. Pas Janina po kalon në një moment të vështirë dhe është në vendin e katërt nga fundi.

Arisi i Selanikut nuk e ka përballuar dot forcën e Olimpiakosit, që fitoi me rezultatin 4-1. Migjen Basha sërish e nisi nga stoli. Mesfushori u aktivizua në minutën e 79-të, kur shanset për të ndryshuar diçka ishin të pakta, pasi skuadra e tij po humbiste 3-1. Në shtesë pësuan edhe të katërtin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *