Gulit: Guardiola fitoi falë Rajkard, pse s’e fiton tani Championsin?!

0

Ndërhyrja e VAR-it në sekondat e fundit të ndeshjes i hoqi mundësinë Mançester Sitit dhe Pep Guardiolës të kualifikoheshin në gjysmëfinalet e Champions Ligës. Ky kompeticion po kthehet në makth për trajnerin spanjoll, i cili nuk e ka fituar prej tetë vitesh. Guardiola ngriti dy herë në qiell kupën me veshë në vitet 2009 dhe 2011. Atëherë ishte në krye të Barcelonës, një prej skuadrave më të mira të historisë së futbollit.

Rud Gulit është një emër jo shumë i njohur për të rinjtë e sotëm, por një legjendë e Milanit dhe Holandës. Ish-mesfushori i madh ka folur për faktin që spanjolli nuk po arrin të korrë më sukses në Europë.

Mospasja e Leo Mesit në ekip ka ndikimin e vet, ndërsa Gulit thekson dhe faktin që Guardiola mori në duar një ekip të formuar nga Frenk Rajkard, një tjetër emër i madh i Milanit dhe Holandës.

Gulit, Van Basten dhe Rajkard: treshja holandeze e Milanit magjik

Ky i fundit drejtoi ekipin katalanas në vitet 2003-2005, ku hodhi bazat e Barcelonës së frikshme, fitoi Champions Ligën në vitin 2006 dhe bëri që të debutojë Leo Mesin.

E di që Guardiola dëshiron të fitojë Champions Ligën dhe se vuan që nuk po ia del. Ai nuk po ia del, sepse nuk ka Leo Mesin në ekip. Kjo përbën një diferencë të madhe. Tentoi me Bajernin, iu afrua çdo sezon, por nuk pati sukses. Fitimin e Bundesligës nuk e quaj të tillë, pasi ata e fitojnë çdo vit.

Sigurisht që ka patur një skuadër të madhe te Barcelona, por ishte trashëgimi e Rajkard. Mesi debutoi me Frenkin. Më vonë, Leo u bë shumë i rëndësishëm dhe ishte deçiziv në shumë ndeshje të Barcelonës së Guardiolës”, përfundon Rud Gulit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.