Guidolin: Ja pse Uellsi do t’iu mahnisë

0

Trajneri Italian rrëfen ekipin e Kolemanit, pasi jeton prej gjashtë muajsh në Suonsi: “Ata jetojnë me sportin. Janë popull i dashur dhe shumë zemërgjërë”

Aty ku nuk kishte mbërritur Skocia e Denis Lou. Ku nuk kishte mbërritur Irlanda e Veriut të Xhorxh Bestit. Pa pasur një “Top të Artë” – të paktën për tani – gjysmëfinalja europiane për Uellsin është rezultati më i mirë futbollistik i Britanisë, përjashto Anglinë. Belgët nuk arrijnë të arsyetojnë. Thonë se kanë humbur nga një kombëtare e Serisë B, pra kategorisë së dytë, madje Kurtua kërkoi dorëheqjen e trajnerit Vilmots. Gjashtë muaj më parë, Françesko Guidolin, zbuloi shpirtin dhe zemrën e Uellsit. Suonsi e mori për të rregulluar renditjen. Arsenali dhe Çelsi të mundura, mbijetesa e arritur, kontrarë e zgjatur deri në 2018-n. Kapiteni i kombëtares, Eshli Uilliams dhe Neil Tejlor janë lojtarët e tij: “I dërgova një sms. Tejlor mu përgjigj: trajner, jemi në renë e nëntë”. Nuk e kuptoja në fillim, po kur pashë fjalorin frazologjik të tyre, kuptova se ëshë njësoj sikur themi ne “në qiellin e shtatë”.

Guidolin, që ka gjashtë muaj që jeton në Uells, rrëfen: “Kur mbërrita në shkurt, gjëja e parë që më goditi ishte përzemërsia e personave. Xhentilesa e tyre. Qetësia dhe harmonia. Futbolli përfiton shumë nga këto vlera. Uellsianët kanë një lidhje të fortë me vendin e tyre, një ndjesi përkatësie. Flamurin dhe himnin kombëtar e kanë përzemër. Në 45 ditët e para ku kam jetuar në hotel, ishte mbreslënëse të shihje pub-et të mbusheshin kur kishte ndeshje rregbie. Entuaziazëm, pasion, mënyra më e mirë për të jetuar sportin”. Por, a është Garet Bejl “epiqendra” dhe ylli që tërheq të gjithë: “Kujdes, Uellsi s’është vetëm ai. Ka diferencë në krahasim me Suedinë dhe Ibrën. Uellsi ka të paktën 5-6 futbollistë të shkëlqyer. Në pjesën e dytë ndaj Belgjikës u fut në fushë një farë King, që te Leiçesteri është titullar, ndërsa në kombëtare qëndron në pankinë”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here