“Guerrilsa dhe Fanatiksa, ku jeni?”! Ndjekësi që kërkon bashkimin e tifozëve: Ku mbeti mentaliteti, apo vetëm për sharje në stadium?

Tema e diskutimit sot është padyshim shembja e Teatrit Kombëtar në Shqipëri, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Pas shumë polemikash u mendua se kjo çështje u harrua disi dhe Qeveria do të dorëzohej nga pretendimi për ta kthyer në gërmadhë gjithë historinë e atij Teatri.

Ndërkohë në faqen më të ndjekur në Shqipëri, “JOQ”, është ngritur një diskutim i ri. Një prej ndjekësve të asaj faqe që është shpërndarë dhe në faqen e “Facebook”, kërkon bashkimin e tifozëve të Partizanit dhe të Tiranës për të dalë kundër këtij sistemi dhe për të mbrojtur kryeqytetin. Gjithashtu duke thënë se duhet të shkohet më tepër sesa sharjet në stadium, ndërsa vetëm këto dy grupime të bashkuara mund të korrin sukses. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *