Guerrils jashtë stadiumit: Polici dhe drejtor klubi palaço!

Guerrils nuk e pranon shantazhin policor dhe nuk futet në stadium. Ky është thelbi i deklaratës së grupimit të njohur të tifozerisë së Partizanit, që tashmë nuk përmbahet më dhe quan “palaço” edhe drejtorin e Partizanit, ndërsa në shënjestër, veç policisë, është edhe presidenti Gaz Demi.

“Sërish jashtë stadiumit, drejtor klubi e polici palaço!

Guerrils mbeten të palëkundur për të mos pranuar ne asnjë mënyrë shantazhin policor. Do e vazhdojmë luftën deri ne fund !

Fakti qe policia deklaron 2 ore para ndeshjes masën antikushtetuese dhe antiligjore tregon qe nuk duan tifozët ne stadiume, por duan presidentët e drejtorët.

E fakti që klubi drejtorët e presidentet nuk reagojnë tregon qe ne stadium policinë dhe jo tifozët.

Veprimi me dy standarde në hyrje një orë me karta e një ore pa karta tregon selektivitetin edhe shantazhin që kërkon t’u behet anëtarëve grupimit. Ata duan të na kontrollojnë, por nuk do munden!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *