Guerrils gati, njoftimi i fundit mbi organizimin

0

Ultras Guerrils kanë njoftuar së fundmi mbi detajet e organizimit para ndeshjes derbi. Grumbullimi i tyre do të bëhet pranë “fan club”-it të tyre “Baza ’46.

Birra, këngë dhe shumë atmosferë do të nisë në rrugën “Federik Shiroka, ndërkohë që më pas do të nisë edhe marshimi drejt stadiumit “Selman Stërmasi”, ku Tirana dhe Partizani përballen prej orës 19:45.

“E gjithë rruga Federik Shiroka prej Oslos tek Baza e më tej do jetë e bllokuar dhe do të kthehet në shesh tifozerik. Ju ftojmë të gjithëve të na bashkoheni sa më parë të jetë e mundur dhe jo më vonë se ora 17:30. Do të keni mundësinë të blini birra në të gjithë lokalet dhe dyqanet përreth me çmim të reduktuar e po ashtu do të montohen fuçitë e birrës në hyrje të Bazës.

Do shpërndajmë stickerat, flamuj dhe surpriza të tjera, që do i përdorim në stadium. Kësaj radhe atmosfera është ndryshe, është e fortë dhe serioze. Hajdeni të gjithë! I njëjti film, e njëjta histori!”, shkruajnë ultrasit e kuq.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.