Guedes mahnit në Spanjë, Reali nis të interesohet

0

Reali i Madridit është i interesuar për të blerë mesfushorin Gonsalo Guedes, portugezi i cili luan te Valencia, por është në huazim nga PSG.Spanjollja AS raporton se talenti portugez, vetëm 21 vjeç, ka tërhequr vëmendjen e Realit, por bisedime serioze nuk ka ende dhe Reali nuk është se ka bërë hapa drejt blerjes, por është e qartë që po e vëzhgon dhe nëse bindet deri në fund të sezonit, do të nis sulmin.

PSG ia ka dhënë Valencias me opsionin që klubi spanjoll ta blejë për 40 milionë euro, por me kusht që francezët të kenë të drejtën e riblerjes. Reali mund të bëjë një ofertë edhe më të lartë, por zor se mund të bëhej fjalë për klauzola në këtë rast.

Avantazhi i Realit është se mund të jetë zgjedhja e lojtarit, por edhe fakti që PSG duhet të arkëtojë 80-90 milionë euro deri në 30 qershor, pasi duhet të paguajë 180 milionë euro për Mbape. Guedes është rritur te Benfika dhe përfaqësohet nga Zhorzh Mendesh, ndërsa kaloi te PSG para një viti, për 30 milionë euro. Luajti 11 ndeshje me ekipin francez, vetëm një të plotë, dhe u transferua te Valencia verën e shkuar, duke shpërthyer, me 6 gola e 3 asiste deri tani.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.