Guardiolën e shqetëson Barça, hyn në garë për objektivin e Sitit

0

Zhoao Kanselo është i zgjedhuri për të gjeneruar të ardhura nga shitja e tij në Torino. Ish-interisti është zyrtarisht në merkato, me Mançester Sitin si favorit për shërbimet e portugezit. Në fakt deri tani “Qytetarët” nuk ishin shqetësuar nga askush dhe ishin të vetmit në garë për mbrojtësin e djathtë.
Por jo më. Mediet e mëdha evropiane raportojnë se Barcelona ka hyrë seriozisht në garë për të siguruar shërbimet e Kanselos. Katalanasit kanë natyralizuar Serxhi Roberton në atë rol prej vitesh. Ndërkohë, Semedo ka kërkuar largimin dhe mund të përfshihet në tratativat për të sjellë Grizman.

Kështu, Kanselo do ishte një opsion perfekt për Barçën, duke parë edhe karakteristikat e 24-vjeçarit. Portugezi me stilin e tij mund të përshtatet mjaft lehtë me lojën e Barçes. Mbetet për t’u parë se cila mundësi e tundon më shumë luzitanin. Juventus kërkon të paktën 55 milionë euro.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.