Guardiola te Juventusi, merr dhe mesfushorin spanjoll në Torino

Në Itali janë të bindur: Pep Guardiola do të jetë trajner i Juventusit, madje është nënshkruar dhe një kontratë, që do e shohë teknikun spanjoll të qëndrojë në krye të “Zonjës” për katër vitet e ardhshme. Por zërat nuk mbarojnë këtu dhe flitet se Guardiola do të synojë të sjellë në Torino dhe mesfushorin spanjoll, Saul Nigez.

Ky i fundit është një nga lojtarët më të mirë për Atletikon e Madridit dhe Guardiola është një admirues i tij. Sipas mediave italiane, bordi i Juventusit i ka premtuar një buxhet të majmë Guardiolës dhe trajneri aktual i Mançester Sitit pritet të paguajë 134 milionë euro për Saul.

Deri më tani, nuk ka asgjë konkrete, por mesa duket Juventusi ka nisur punën për të ndërtuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Nëse Alegri nuk i jep Ligën e Kampionëve “Zonjës” këtë sezon, largimi i tij duket i paevitueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *