Guardiola: Standartet i vendosim ne, ja pse e falënderoj Liverpulin

Pep Guardiola, trajneri i Mançester Sitit, ka folur për mediat angleze sot sa i takon titullit kampion në Angli, për të cilin po lufton deri në fund me Liverpulin. Në fjalën e tij, strategu spanjoll tha:

Standarti ishte sezonin e shkuar. Ne ndihmuar Liverpulit të arrijë te standarti ynë dhe ata na kanë ndihmuar të ruajmë standartet e sezonit të shkuar. Falë Liverpulit, ne po luftojmë deri në fund. Të gjithë e dimë tani se të fitosh Premier Ligën, duhet të arrish 100 pikët.

Ne e vendosëm atë standart dhe do të vazhdojmë kështu, pasi vetëm në këtë mënyrë fitohet titulli. Sezonin e ardhshëm, Çelsi do të jetë më mirë, Mançester Junajtid po ashtu, Totenham. Të gjithë do të kuptojnë se duhen afro 100 pikë dhe do të japin maksimumin që të arrijnë në këtë nivel”, u shpreh Guardiola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *