Guardiola: S’ka kohë për festë, Liverpuli nuk do gabojë

0

Mançester Siti është shumë pranë të shpallurit kampion për të dytin vit radhazi i kampionatit anglez. Trajneri Pep Guardiola u shpreh para gazetarëve se lojtarët e tij nuk kanë kohë për festë, pasi në lojë janë dhe tri ndeshje, ndërsa rivali i tyre për titull Liverpuli ka shumë pak gjasa që të gabojë.

“Në këtë nivel fitoret janë gjithmonë të vështira. Në pjesën e parë e kishim në të vështirë, por është normale pasi po ndjenim presionin, në të dytën sulmuam më shumë. E dinim që duhet ta fitonim lojën”.

SANE – “Fernandinjo kishte disa probleme muskulore, prandaj futa Sanen më shpejt se sa e kisha parashikuar. Ishte i mahnitshëm,na e bëri lojën më të shpejtë. Sulmi në krah është specialiteti i tij. Shpesh jam shumë kritik me të, pasi e di potencialin e tij dhe duhet ta ndihmoj në zhvillimin e tij me lojën e top dhe pa të. Sot luajti në një nivel shumë të lartë”.

TITULLI – “Siç e kam thënë dhe në ndeshjet e fundit, titulli është në duart tona. Nuk mendoj se Liverpuli do të humbë. Kemi fituar 10 ndeshjet e fundit, është e mahnitshme çfarë kanë bërë djemtë. Po ta kishim fituar këtë ndeshje në nëntor ose dhjetor do të festonim më shumë, por nesër gjithçka ka mbaruar. Duhet të jemi shumë të përqendruar. Tani duhet të shkojmë te Bërnli, ku në dy sezonet e shkuara kam kaluar momente shumë të vështira”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.