Guardiola: Reali ka fituar vetëm dy tituj, Solari do ta kuptoje përgjigjen time!

Pep Guardiola bëri bujë me deklaratën e tij në media, teksa në ekipet më të mira të dekadës nuk përfshiu Realin e Madridit. Shtypi spanjoll reagoi menjëherë për këtë çështje, teksa tifozët e Realit ishin ata më të nervozuarit, teksa ekipi i tyre ka fituar Championsin tre sezonet e fundit.

Gjithsesi, kur ka kaluar disa kohë, Guardiola rikthehet përsëri tek ajo çështje, duke këmbëngulur në atë çfarë tha, madje duke shtuar se Solari do ta ketë kuptuar fare mirë se për çfarë spanjolli e ka fjalën.

“Tifozët e Realit janë të mërzituar me mua sepse besojnë se ekipi i tyre është më i miri në Europë. Po, Reali ka qenë një ndër më të mirët në Europë. Gjithsesi, ata nuk janë ekipi më i mirë i dekadës, kur numëron titujt e kampionateve, kupave dhe trofeve të tjerë.

Juve, Barcelona dhe Bajern kanë fituar 6 ose 7 tituj, ndërkohë Reali dy. Jam shumë i sigurt që përgjigjen time do ta kuptojë Solari. Gjitahshtu, Reali duhet të jetë i lumtur me mua tani.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *