Guardiola nuk i ndan sytë nga Barcelona, këtë herë tenton një supertalent

Mançester Sitit së shpejti do i duhet të privohet nga shërbimet e Leroi Sane. Gjermani nuk ka në plan të rinovojë kontratën dhe do të largohet, me Bajernin gati t’i “shtrojë” tapetin e kuq.

Me ikjen e sulmuesit, Siti humbet jo pak fuqi në sulm. Gjithë këtë forcë, sipas “Don Balon”, Guardiola dëshiron ta rifitojë me blerjen e një prej talenteve më të mëdha në “Camp Nou”, Usman Dembele.
Barcelona është në dyshim për ta mbajtur francezin. 22-vjecari pas dy vitesh në “Camp Nou” akoma nuk ka shpërthyer për të justifikuar ato 115 milionë euro të derdhura për të. Barcelona është në një situatë të vështirë financiare.

Nëse nuk shet do të ketë probleme me rregullat e ndershmërisë financiare. Nëse vjen Nejmar, katalanasve do u duhet të rikuperjnë të paktën 200 milionë euro humbje. Kjo është e vetmja arsye që Dembele mund të zbarkojë në “Etihad Stadium”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *