Guardiola: Nuk dua të fitoj në këtë mënyrë, më vjen keq!

0

Mançester Siti mori një kualifikim të çmendur në “FA Cup”, teksa përmbysi Suonsin në transfertë, duke fituar me shifrat 2-3. Goli i fundit ishte ai që shkaktoi polemika të shumta, pasi Serxho Aguero ishte në pozicion të dukshëm jashtë loje.

Pas ndeshjes, Guardiola foli për mediat dhe për sa i përket golit tha që i vjen keq që ekipi i tij fitoi me gol të tillë. Tekniku theksoi se duhet të përdoret sistemi VAR, ndërsa përgëzoi dhe Suonsin, për të cilët u shpreh se kishin bërë një ndeshje të pabesueshme.

“Në të gjithë Evropën përdoret sistemi VAR. Këtu nuk ndodh diçka e tillë. Nuk më pëlqen që të fitoj në mënyrë të tillë. Më vjen keq. Gjithsesi më duhet ta përgëzoj Suonsin, ishte e pabesueshme. Por ne nuk u dorëzuam. I rregulluam gjërat dhe kualiteti i lojtarëve tanë bëri diferencën.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.