Guardiola në katin e 11-të, edhe fatin e ka pro

Një gol në fundin e ndeshjes kundër Hadërsfildit, shënuar me fat nga Rahim Stërling, i dha fitoren 2-1 Mançester Sitit në një sfidë që rezultoi më e vështirë nga sa mendohej.

Vendasit konfirmuar se nuk janë rastësisht në Premier Ligë dhe luajtën një ndeshje të shkëlqyer, duke shënuar në fundin e pjesës së parë, me një autogol nga Otamendi.

Megjithatë, Sergio Aguero barazoi sapo nisi pjesa e dytë, me një 11-metërsh fituar nga Stërling.

Pikërisht ky i fundit vendosi fatet e ndeshjes, duke shënuar në minutën e 84-t, me një top që iu përplas në kofshë dhe përfundoi në rrjetë, me Stërling që nuk kuptoi asgjë.

Fitorja numër 11 për Sitin, që nuk e lëshon më kreun, pak rëndësi ka nëse këtë radhë ishte fati ai që ndihmoi Pep Guardiolën, i cili pas golit të dytë bëri me shenjë nga stoli që të mos festohej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *