Guardiola: Ndonjëherë jam i padrejtë me lojtarët e mi!

Pep Guardiola ka në skuadër shumë “yje” dhe në momente të caktuara për të është e vështirë që të vendosë se kë të aktivizojë dhe jo. “Qytetarët” po i bëjnë gjërat mirë, pasi nuk e njohin humbjen në kampionat, por po bëjnë mjaft mirë dhe në Champions.

Para ndeshjes së radhës me Totenhemin, Pep Guardiola është ndalur pak tek fakti se sa e vështirë është për të që të bëjë zgjedhjet e duhur,a duke e pranuar se ndonjëherë ai nuk tregohet i drejtë me disa lojtarë që e meritojnë të luajnë, por njëkohësisht është i vetëdijshëm që ka të bëjë me lojtarë që e lënë gjithçka pas krahëve pasditen pas ndeshjes dhe janë gati për të dhënë më të mirën e tyre.

“Ndonjëherë jam i padrejtë me lojtarët e mi. Ndoshta ata që e meritojnë jo gjithnjë janë në lojë. Kur ata janë në një formë jo të mirë janë të vetëdijshëm për veten e tyre. Ndonjëri prej tyre mërzitet kur nuk e përzgjedh për të luajtur titullar, apo për të mos e aktivizuar, por mërzia mund të jetë vetëm para dhe pas ndeshjes, ndërsa nga dita pasardhëse gjithçka është harruar dhe mendohet për ndeshjen e radhës. Nëse dikush shfaq pakënaqësi, apo do të shfaqet i irrituar nuk do ta ketë punën aspak mirë. Ata e dinë që mundësia e tyre mund të jetë në ndeshjen pasardhëse, që vjen shumë shpejt. Kam të bëj me djem shumë profesionistë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *