Guardiola me fat, Totenhemi mbetet pa kapiten!

Herri Kejn pësoi një dëmtim në ligamentin e kyçit të majtë gjatë një përplasje me Deni Roz në fitoren 1-0, që Totenhemi arriti kundër Sitit në çerekfianlet e Champions League. Ky dëmtim duket se i ka mbyllur sezonin kapitenit të Spërsave. Klubi londinez ka konfirmuar lëndimin e sulmuesit.

Sipas informacioneve zyrtare nga Totenhemi, Kejn nuk do të jetë i gatshëm për pjesën e mbetur të Premier Ligës. Dëmtimi është i ngjashëm me atë të para disa muajsh ku mungoi për pesë javë. Edhe pse pritej të kthehej pas dy muajsh 25-vjeçari u kthye brenda pesë javës. Nnëse rikuperimi shkon me të njëjtin avancim si i mëparshmi Kejn mund të arrijë finalen e Kupës se Ligës me Totenhemin dhe atë të Ligës se Kombeve me kombëtaren.

Kështu, Kejn humbet pjesën më delikate të sezonit. Totenhemin e pret një sfidë e vështirë kthimi në Champions kundër Sitit të Guardiolës dhe sfida të ashpra në kampionat, ku renditen të tretët. Në ndeshjen e fundit edhe Dele Ali pësoi një frakturë në dorë. Megjithatë 23-vjeçari nuk ka shfaqur probleme të mëdha dhe pritet të jetë i gatshëm ndaj Brajton në fundjavë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *