Guardiola: Lojtarët e mi meritojnë respekt, do të na shkatërrojnë nëse nuk ia dalim

Mançester Siti është në garë për dy trofe këtë sezon, Premier League dhe FA Cup. Trajneri Pep Guardiola iu ka kërkuar të tijve të bëjnë hapin e fundit në Brajton, të dielën, në mënyrë që t’i fitojnë këto dy tituj:

Unë nuk do ta ndryshoj atë që kam thënë. Kemi bërë gjëra të mëdha këtë sezon dhe lojtarët meritojnë respektin maksimal. Jemi në finalen e Kupës FA, arritëm në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Jemi sërish favoritë për titullin kampion dhe këto arritje nuk janë pak.

“Sigurisht nuk kemi fituar ende asgjë, por këto janë arritje që shpeshherë nuk vihen re. E mbaj mend mirë kur u eliminuam në Champions, shkatërruan lojtarët, trajnerin, klubin, na sulmuan pa fund dhe kjo gjë do të ndodhë edhe tani, nëse nuk fitojmë. Do të japim maksimumin në ndeshjet e mbetura, duhet të fitojmë dy trofetë që kemi në dispozicion. Me Uotfordin, shumë mendojnë se është ndeshje e fituar, por është një finale dhe në Kupën FA, ka pasur shpeshherë surpriza.

Duhet të fitojmë edhe në kampionat, të ruajmë statusin e kampionit. Nuk e mendoja kurrë se do të ishim në këto pozita, sidomos kur ishim 7 pikë larg Liverpulit. Tani jemi shumë pranë, lojtarët të bëjnë hapin e fundit për të fituar këto trofe”, përfundoi Guardiola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *