Guardiola: Liverpuli bëri një ndeshje të pabesueshme përballë Barçës

Pep Guardiola mendon se humbja e Liverpulit kundër Barcelonës nuk do të ndikojë tek të kuqtë dhe lufta e tyre për titullin kampion në Premier League. Të besuarit e Klop u mposhtën 3-0 në “Camp Nou” dhe sipas Guardiolës, kjo sfidë ishte e pabesueshme:

“Ndeshja ishte e shkëlqyer, të dyja skuadrat bënë një ndeshje të madhe! Liverpuli bëri një ndeshje të pabesueshme, urime atyre. Ata kanë luftuar shumë këtë sezon dhe kanë treguar se janë një skuadër e madhe, si në Champions, ashtu dhe në kampionat.

“Titulli besoj do të vendoset vetëm në fund, kam një parandjenjë se Liverpuli nuk do të na ndahet. Ata do të luajnë kundër Njukasëllit, një sfidë shumë e vështirë për ta, por dhe ne kemi një ndeshje shumë të fortë përballë Leisterit. Për momentin, nuk po mendoj për titullin kampion, ka ende punë për të bërë”, përfundoi spanjolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *