Guardiola: Këtu tifozët kanë diçka speciale, në Spanjë e kundërta

Pep Guardiola është në vitin e tretë te Siti, ku ka gjetur qetësinë e munguar. Spanjolli e ka shndërruar ekipin e tij në një bishë. Premier Liga është bërë diçka e zakonshme, duke e rrëmbyer dy herë rresht. Gjithsesi ai nuk ka arritur akoma të jetë i suksesshëm në Champions League.

Kjo mungesë suksesi në Evropë e ka vrarë atë, por shprehet se tifozët janë një mbështetje e madhe edhe kur ekipi nuk fiton. Gjeniu katalanas mendon se Anglia është vendi më perfekt për të punuar. Në shtetet e tjera ndjen shumë presion nga fansat. E penalizojnë pak kushtet e vështira atmosferike.

“Nuk ka vend më të mirë se Anglia për të punuar. Në Spanjë, Itali dhe Gjermani kur ndodh që skuadra nuk luan mirë në dy apo tre ndeshje, të fërshëllejnë. Në Angli, jo. Këtu, nëse mban një fanellë me ngjyrat e klubit, të gjithë ndihen se je me ta dhe brohorasin për ty. Viti i parë ishte shumë i vështirë dhe tifozët na mbështetën. E vetmja gjë që nuk më pëlqen janë kushtet e vështira të motit në katër pesë muaj të sezonit”, u shpreh Guardiola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *