Guardiola ka dy probleme

0

Ndeshja me Borusia M’Gladbahun tregoi edhe një herë se Bajerni nuk është perfekt (asnjë skuadër nuk është – në fakt). Gazeta gjermane “Bild” në versionin “online” të saj ka analizuar dy problemet kryesore me të cilët duhet të përballur trajneri Pep Guardiola.

Shvajni, jo me Alonson

Dy futbollistë të mëdhenj, por që i prishin punë njëri-tjetrit. Të dyve u pëlqen të bëhen një me katërshen e mbrojtjes, që të ndalin kundërshtarin dhe të ndërtojnë lojën. Kjo bën që ata të neutralizojnë shoku-shokun. Pra, bëjnë punën që duhet ta bëjë një lojtar i vetëm. Nevojën për të mos luajtur me të dy e shton stoli i Bajernit, ku ka këmbë të freskëta (Tiago Alkantara). Në pesë ndeshje me Shvajnshtaigerin dhe Alonson në mesfushë, Bajerni ka tri fitore, dy barazime dhe dy humbje. Me “Tigrin” vetëm: gjashtë fitore!

Varësia nga “Robbery”

Është surprizuese të shohësh se si Bajerni është i varur nga të njëjtët lojtarë që prej vitit 2009. Bëhet fjalë Arjen Robenin dhe Frenk Riberinë. Pavarësisht yjeve të tjerë, Bajerni nuk ka zëvendësues për ta. Vetëm Mario Gëce është konsideruar i afërt teknikisht me dyshen “Robbery”, të paktën sipas Pep Guardiolës. Bajerni ende nuk ka ndërhyrë në merkato për të gjetur një Roben apo Riberi të dytë. Duhet të nxitojë. Pa ta, në ndeshjen me Borusia ‘Gladbahun humbi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image