Guardiola elozhe për yllin e skuadrës: Lojtar për t’u marrë shembull!

Pep Guardiola ka thënë se është një nder që Bernardo Silva është nën urdhrat e tij. Ylli portugez nënshkroi një kontratë të re me “Qytëtarët”, që do e mbajë atë në Mançester deri në vitin 2025. “Jam shumë i lumtur dhe mirënjohës që Bernardo ka ende dëshirën për të qëndruar me ne”, tha fillimisht Guardiola.

“Në fund, ne i gjykojmë lojtarët tanë në atë që japin në fushën e lojës dhe Bernardo, ka qenë lojtari më produktiv për ne. Ai është një djalë i mrekullueshëm, shokët e skuadrës e duan. Cilësitë e tij brenda fushës së lojës dihen, por ajo që më pëlqen më shumë është mënyra si sillet jashtë fushave. Një lojtar për t’u marrë shembull”, përfundoi strategu spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *