Guardiola e Murinjo në një mendje: Kalendari festiv, i tmerrshëm

0

Për Guardiola dhe Zhoze Murinjo nuk janë miq, kjo dihet dhe të dy nuk humbasin rastin re thumbojë njëri-tjetrin kur u jepet rasti. Rivaliteti është mbartur nga Spanja në Angli dhe është një sfidë pa fund për dominim në Mançester e Premier Ligë.

Megjithatë, këtë javë të dy kanë rënë dakord në një pikë: për festa po luhet shumë, tepër.

Ne Angli luhet nga Krishtlindjet deri sot e nesër thuajse pa asnjë ditë pushim dhe të gjitha skuadrat luajnë 4 ndeshje ne 10 ditë. Murinjo është treguar i ashpër, duke deklaruar se një kalendar i tillë është i pamundur dhe kjo ka bërë që të dëmtohen dhe Lukaku e Ibrahimoviç, ndërkohë që edhe Guardiola bëri të njëjtën gjë sot, duke kërkuar ndryshime, pasi humbi për dëmtime serioze Gabriel Zhezus dhe De Brujnen në ndeshjen e fundit të kampionatit.

“Teknikisht dhe fizikisht ndeshjet në këtë periudhë janë të pamundura për t’u përballuar. Nuk mund të luhet çdo dy ditë apo tre”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image