Guardiola e Kejn, më të mirët e shkurtit

0

Çelsi po dominon Premier Ligën, por në muajin shkurt ka dalë një trajner që ka bërë më mirë se Antonio Konte: Pep Guardiola ka fituar për herë të parë çmimin Trajneri i Muajit në Premier Ligë.

Spanjolli ka fituar çmimin falë ecurisë së mirë të Sitit në shkurt, me 3 fitore në po aq ndeshje, me 8 gola të shënuar e një të pësuar.

Në këtë mënyrë, trajneri 46-vjeçar eviton një figurë të keqe, sepse rrezikonte ta mbyllte sezonin e parë anglez pa e fituar asnjëherë çmimin, ndërsa Konte kishte fituar 3 nga 4 muajt paraardhës.

Ndërkaq, sulmuesi i Totenhemit Herri Kejn ka fituar çmimin Lojtari i Muajit për shkurtin, pas 4 golave të shënuar në 3 ndeshje kampionati, që e kanë çuar në kuotën e 19 golave, një më shumë se Romelu Lukaku i Evertonit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image