Guardiola dhe goli i Liverpulit në fund: “Oh, m*t!”

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, mbeti i zhgënjyer nga fitorja e Liverpulit në minutën e fundit, kundër Totenhemit, të dielën e shkuar, sfidë ku The Reds morën sërish kreun e renditjes në Premier Ligë, edhe pse vetëm momentalisht, sepse Siti ka luajtur një ndeshje më pak.

Pikërisht mënyra si Liverpuli fitoi e ka mërzitur Guardiolën, sepse Totenhemi shënoi një autogol në fund,

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së mesjavës kundër Kardifit, Guardiola u pyet çfarë mendonte për suksesin e Liverpulit dhe fatin e madh të skuadrës së Klop.

Kur sheh atë lloj fitoreje, thua ‘Ah, m*t!”, por më pas mendon, ‘OK, bukur, sfidë fantastike. Askush nuk tha që do ishte e lehtë“, tha Guardiola me humor, mes të qeshurave të gazetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *