Guardiola dhe dështimi i parë në 9 vjet: E dhuruam një pjesë loje

0

Pak autokritikë dhe i dorëzuar. Është prezantuar kështu Pep Guardiola përpara mikrofonave, pas humbjes, 3-1, të pësuar mbrëmë me Mançester Sitin e tij, në fushën e Monakos, që do të thotë se për të, kjo ishte dalja e parë në karrierë nga 1/8-t e Champions League-s.

Është një moment i zi për trajnerin e famshëm spanjoll, i cili në Champions League ka shifra marramendëse, por… gjithçka e ka fituar te Barcelona. Më pas, asnjë sukses ndërkombëtar te Bajerni dhe tani dështimi i madh te Siti, ku nuk kapi as çerekfinalet dhe u eliminua nga një skuadër inferiore dhe pa eksperiencë, në teori.

“Në këtë kompeticion nuk mund të dhurosh dot 45 minuta, – ka pranuar Pep pas ndeshjes së djeshme – U kisha thënë lojtarëve të mi që duhet të kishim mentalitetin që të shkonim dhe të bënim ndeshjen e duhur, por nuk e bëmë. Dhe për këtë arsye jemi jashtë”.

Tekniku spanjoll, gjithsesi, nuk do të gjejë justifikime. “Nuk kemi bërë presing, ndoshta nuk kam qenë i aftë të bind lojtarët e mi që jashtë shtëpisë është e rëndësishme të tregosh personalitet. Kemi bërë një Champions të madh dhe po bëjmë një sezon të mirë, por nuk kemi qenë të denjë në momentin e duhur. Mëkat, ky duhet të na bëhet mësim”, ka përfunduar Pep.  

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image